Tomislav Karaxhixh është kundër pranimit të Kosovës në UEFA.

Kryetari Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karaxhixh ka kërkuar nga UEFA që të mos e pranojë FFK-në si anëtare të saj.

Ai tha se kjo nuk është e drejtë dhe se Kosova është shtet i vetëshpallur.

“Jemi kundër që Kosova të pranohet në UEFA, pasi ky është shtet i vetëshpallur dhe nuk i plotëson kushtet e pranimit. Politika duhet të qëndrojë larg futbollit”, tha Karxhixh
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb