Kreu i lëvizjes palestineze të rezistencës Hamas tha se lëvizja e tij dhe grupe të tjera të rezistencës në Gaza kanë goditur rëndë Izraelin që “do të lë efekte të dhimbshme dhe të ardhmen e tij”.

“Grupet e rezistencës qëndruan të bashkuara dhe goditën armikun izraelit me goditje të ashpra që do të lënë efekte të thella mbi njësinë izraelit], shoqërinë e tij, institucionet e sigurisë dhe ushtrisë dhe të ardhmen e tij në këtë tokë të bekuar”, tha Ismail Haniyeh në një fjalim televiziv.

Një armëpushim i ndërmjetësuar nga Egjipti midis grupeve palestineze të rezistencës dhe Izraelit hyri në fuqi në 2 të mëngjesit sipas kohës lokale për t’i dhënë fund luftimeve që zgjatën 11 ditë.

Haniyeh tha se Gaza mbrojti Xhaminë Al-Aksa dhe lagjen Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor të okupuar, ku familjet u kërcënuan me urdhra dëbimi.

“Rezistenca ka një çështje kombëtare e cila është çlirimi i Palestinës dhe të arrestuarve palestinezë dhe kthimi i refugjatëve palestinezë”, shtoi Haniyeh.

Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës nën rrethim është rritur në 243, duke përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, tha Ministria e Shëndetësisë e Palestinës, duke shtuar se janë plagosur të paktën 1.910 persona të tjerë.

Ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore në Gaza që nga 10 maji, duke lënë pas gjurmë masive të shkatërrimit në të gjithë territorin bregdetar.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb