KOSOVE-Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka paralajmëruar se në zgjedhjet lokale më 22 tetor në Kosovë, kjo listë do të garoj e bashkuar, pasi kjo ishte kërkesa e vetme e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë takimit të sotëm me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, raporton agjencia ‘Beta’ nga Beogradi.
Pas takimit në presidencën e Serbisë në Beograd, zoti Rakiç tha se Vuçiç u ka dhënë mbështetje të “parezervë” kandidatëve të Listës Serbe për kryetarë të komunave dhe asambleistë.
Kandidati i Listës Serbe për kryetar të Graçanicës, Sërgjan Popoviç, tha se në Kosovë ekzistojnë edhe disa lista të serbëve, të cilat “në ndonjë mënyrë” i kontrollon Prishtina.
(BalkanWeb)