TIRANË

Kreu i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, Arben Kraja, i ka kërkuar përmes një shkrese Këshillit të Lartë të Prokurorisë që të shtojë numrin e prokurorëve. Kjo kërkesë e tij vjen pak ditë pas ngritjes së SPAK-ut. Kjo strukturë e re e drejtësisë pritet të hetojë dosje të “nxehta” kriminale, por edhe çështje të tjera me karakter politik.

Aktualisht në strukturën e SPAK-ut janë tetë prokurorë, ndërsa dy të tjerë pritet të emërohen në ditët në vijim.  Para se të nisnin punën tyre në SPAK, tetë prokurorët u betuan para Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

“BalkanWeb” mëson se këshilli gjithashtu po diskuton aktualisht mbi shkresën e ardhur në KLP nga drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, për transferimin të përkohshëm në SPAK të 2 prokuroreve, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara. Kjo shkresë ka mbërritur në Këshillin e Lartë  të Prokurorisë  me 23 dhjetor, ndërsa Këshilli ka afat  ligjor tre ditë për të marrë një vendim  për këtë çështje.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb