Një 59-vjeçar është arrestuar në Theth pasi kishte kryer punime pa leje, me qëllim përfitime nga turizmi.
Blutë bëjnë me dije se 59-vjeçari me inicialet Gj.D., arrestuar pas konstatimit nga shërbimet e Postës së Policisë në Theth që kishte kryer punime me qëllim krijimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë zonën.

“Kreu punime pa leje, për përfitime nga turizmi, vihet në pranga 59-vjeçari. Shërbimet e Postës së Policisë Theth, kanë konstatuar se në një objekt ekzistues ishin kryer punime me qëllim shtimin e ambienteve për përfitime nga turizmi. Në vijim të veprimeve për këtë rast, është vënë në pranga pronari i objektit, shtetasi Gj. D., 59 vjeç, i cili dyshohet se i ka kryer punimet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: