Nëse po kërkoni për mënyra të reja për të harxhuar baterinë e pajisjes suaj Android Wear, kemi një lajm të mirë për ju! Është krijuar një aplikacion YouTube për orën tuaj inteligjente.

Aplikacioni quhet “Video for Android Wear & YouTube”. Tani ju do të keni mundësi të shikoni video apo të dëgjoni muzikë nga ora juaj inteligjente. Videot mund t’i kërkoni duke shkruar nga tastiera e ekranit të orës, citon krokodili.

Nëse po mendoni se pajisja juaj Android Wear nuk ka altoparlantë, mos u dëshpëroni! Aplikacioni “Video for Android Wear & YouTube” ofron mbështetje për altoparlantët dhe kufjet Android. Aplikacioni mund të shkarkohet falas në Google Play.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb