Krim i rëndë në familje në Mitrovicë. Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm. Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se pas një mosmarrëveshjeje mes vete në familjen Bigoviç, ku janë përfshirë disa anëtarë të familjes, djali ka sulmuar me thikë babain.

Sipas këtyre burimeve, në këtë incident është përfshirë edhe djali tjetër i kësaj familje, i cili dyshohet se teksa ndërhynte për të ndihmuar babain e tiij, ka vrarë vëllain binjak.

Burimet më tej kanë shtuar se babai i plagosur fillimisht është dërguar në spital pasi gjendja e tij ishte kritike për jetën, ku më pas ka ndërruar jetë.
Mediat kosovare pohojnë se vëllezërit binjakë janë U. Bigoviq. dhe M. Bigoviq, ndërkohë babai i tyre ishte avokati Millan Bigoviq.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, ka konfirmuar lajmin për KosovaPress. “Zyrtarisht nuk kam marr akoma ndonjë raport. Ajo që di deri më tani, bëhet fjalë për dhunë në familje ku ka edhe të vrarë”, ka thënë shkurt Radoviq.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb