Gruaja që shihni në foto është Menturie Bici, 53-vjeçarja që u godi me sëpatë për vdekje nga bashkëshorti i saj dhe më pas ky i fundit u vetëvra.

Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi në fshatin Dragostunjë të Librazhdit pasditen e djeshme. 56-vjeçari Qemal Bici, pasi goditi disa herë në kokë dhe trup me sëpatë gruan e tij, u vetëvar në një pemë pranë banesës. Çifti Bici ishin prindër të katër fëmijëve, ndërsa në momentin kur ndodhi krimi kanë qenë të vetëm në banesë. Mësohet se autori i krimit dyshohet se ka qenë përdorues i rregullt alkooli, ndërsa vuante kohët e fundit edhe nga depresioni.

Po ashtu bëhet e ditur se çifti kishte shpesh konflikte, ndërsa 56-vjeçari kishte kërcënuar gruan e tij se do ta vriste. Ishte pikërisht djali i vogël i familjes, një 20-vjeçar ai që pa skenën makabre të asaj se çfarë kishte ndodhur në shtëpi. Si fillim pa nënën të vdekur në brenda në shtëpi, ndërsa jashtë banese babain të varur në një pemë. Policia po vijon me dokumentimin e plotë të ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb