Pas krimit të pasionit që tronditi dy ditë më parë Fierin dhe mbarë opinionin publik, të tjera detaje mësohen për bashkëshortët respektivë të dy viktimave.

Burime të “BalkanWeb” kanë mësuar sot se vendimi për të mos tërhequr në morg trupin e Ermirës, nuk u mor nga familjarët e të shoqit, por nga vetë bashkëshorti i saj. Me të ardhur nga Greqia ai u njoh me lidhjen intime të Ermirës dhe vendosi të reagojë ashpër, të mos marrë trupin dhe të fshijë çdo kujtim që ka pasur me të. Madje të njëjtat burime bëjnë me dije se ai ka fshirë çdo foto dhe kujtim që kishte me Ermirën nga Facebook-u.

Bashkëshorti i saj thuhet të mos ketë marrë pjesë as në ceremoninë mortore të organizuar nga prindërit e saj në Ngurrëz të Lushnjes.

Më herët u tha se krimi i pasionit kishte si shkak një shtatzani të 29-vjeçares Ermira Dushi Arapi, të paktën kjo dyshohet të ketë shkaktuar një sherr mes saj e të dashurit, Drini Derveni, i cili shkaktoi më pas tragjedinë.

Informacionet për shtatzaninë rrodhën nga grupi hetimor, sipas të cilëve Drini Derveni, i ka kërkuar Ermirës të abortonte, pasi ai ishte baba i dy fëmijëve. Tjetër pistë e dyshuar është shtatzënia e Ermira Dushit me të shoqin. Për këtë shkak ajo i ka kërkuar ndarjen 32-vjeçarit, por ai nuk e ka pranuar këtë.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb