Një ngjarje e rëndë tronditi sot Shkodrën, pasi u raportua se 34-vjeçari Kolë Manaj qëlloi me armë zjarri bashkëjetuesen e tij Anila Prendushi, 44 vjeçe dhe më pas vrau veten.

44-vjeçarja e divorcuar, nënë e tre fëmijëve nga martesa e mëparshme, u plagos rëndë dhe u transportua drejt spitalit në gjendje kritike për jetën, ndërsa Manaj ndërroi jetë në vend. Ngjarja ndodhi në lagjen “Mark Lula” të kryeqendrës së veriut.

Megjithatë, në një profil në TikTok të autorit, Kolë Manaj, ky i fundit kishte postuar një kolazh të fotove me partneren e tij, ku të dy shfaqeshin shumë të afërt.

Si ndodhi ngjarja
Anila Prendushi dhe Kolë Manaj kanë qenë brenda një automjeti kur ka ndodhur ngjarja e rëndë. Sipas raportimeve, në debat e sipër 34-vjeçari Manaj fillimisht ka qëlluar me armë të dashurën e tij, Anila Prendushi, 44 vjeç, e cila është transportuar në gjendje të rëndë në spital, dhe më pas ka vrarë veten.

Nga hetimet paraprake, rezulton se automjeti ku ndodhi ngjarja nuk ka dëmtime të jashtme nga arma e zjarrit, ndërsa brenda tij është gjetur një pistoletë. Dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me një krim pasioni.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Reagimi i Policisë

Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.

Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb