Detaje të reja janë zbuluar mbi ngjarjene rëndë të ndodhur në Lushnje, ku një 45-vjeçar ka vrarë nënën e tij dhe ka plagosur rëndë babanë.

Sipas Policisë së Shtetit, rreth orës 21:20, shtetasi F. D., 45 vjeç, dyshohet se, për motive ende të paqarta, ka goditur me një send metalik prerës, sëpatë, nënën e tij, shtetasen F. D., 80 vjeçe. E moshuara ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Më pas, 45-vjeçari ka plagosur rëndë edhe babanë e tij, H. D., 77 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas bluve, autori i dyshuar, për të cilin raportohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa pas ngjarjes. Forcat e Policisë kanë nisur kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe zbardhjen e motiveve të krimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb