Një dëshmi përtej të paimagjinueshmes. Rrëfimi i një nëne që ka humbur dy fëmijët e saj të mitur në mënyrën më makabre. Marsela Toshi ka folur sot në emisionin “Me zemër të hapur” në “News24” duke përpirë lotët e saj që i ndalnin frymën edhe pse matanë një receptori telefoni. Për të janë të pakuptueshme akuzat e familjes së Naumit dhe nënës së saj se ajo ka vrarë fëmijët. “Gjithçka e kam bërë për ta”, thotë ajo, ndërsa tregon se nuk e zë gjumi natën.

Marsela tregon një jetë të vështirë që nga fëmijëria kur në moshën 5-vjeçare është braktisur nga nëna. 24-vjeçarja përveç tragjedisë është përballur edhe me mohimin e prindërve. “Nuk më lanë të shkoja as në varrim. Babai nuk donte, më tha policia. Nuk kam për t’ia falur kurrë”, thotë ajo mes ngashërimash.

Nëna e dy të miturve tregon gjithashtu se është dhunuar shpesh nga bashkëshorti i saj Naumi dhe thotë se në lokalet e natës ka punuar me dëshirën e tij. “Më thoshte hap këmbët se ke tre njerëz për të ushqyer”, tregoi Marsela.

Përshëndetje Marsela! (të qara në kufje)
Përshëndetje!

Të shpreh ngushëllimet e drejtpërdrejta për humbjen e bashkëshortit dhe dy djemve të tu. Jemi gati të flasim sot?
Çfarë të flas unë, unë kam humbur dy fëmijët. (qan) Dalin dhe bëjnë legjendë aty. Çfarë të flasim. Del ajo nënë aty që ju luta të më çonte 50 euro se s’kisha bukë aty. Tani më del dhe më bën përralla me mbret aty.

Kanë qenë nipi dhe babai i burrit tënd që të kanë akuzuar.
Si ka mundësi të vras fëmijët e mi, kur unë i bëra të tëra për ata. (qan)

Ku ke qenë duke u gdhirë 5 dhjetor?
Natën që ndodhi kjo unë kam qenë me një familje prej 5 anëtarësh duke ikur për në Selanik për të kapur trenin. Si ka mundësi ta bëj unë një gjë të tillë. Të jemi më këmbë në tokë. Si ta varja unë atë burrë.

Ti ke deklaruar se je dhunuar?
Unë kam fjetur jashtë me dy fëmijë të vegjël në Korçë. E kam denoncuar në Greqi, kam shkuar edhe në policinë shqiptare. Atë natë që kam shkuar kam fjetur në tokë. Unë humbas fëmijët e mi, që të tëra i bëra për ata. Ajo nënë ka akoma gojë dhe flet, që më ka lënë 200 euro për 24 vjet. Iu përgjërova më ço 50 euro të blej një thes me miell dhe nuk e çau topin e tani del dhe më bën përralla mua. Që nuk më zë gjumi natën.

Si e mësove lajmin?
E mësova nga interneti vetëm për burrin isha në metro dhe pastaj për fëmijët, mu prenë këmbët. Nuk i besoja syve. Nuk më lanë as t’i shihja.

Kam nxjerr grekun nga karrigia dhe i kam thënë hap internetin. Erdha me autobus dhe më ndaluan tek dogana.

Keni thënë se me Naumin keni shkuar keq…
Kam deklaruar më parë në polici se burri me rreh dhe më nxjerr nga shtëpia më parë. E kam dhe një dokument të tillë në Greqi. Kush mi di mua hallet e mia.

Pas krimit keni deklaruar se nuk keni pasur konflikte?
Unë i jam lutur që të më jap fëmijët dhe të më jap deklaratën që të më lejoj të iki.

Ju keni ikur në 19 nëntor?
Ça të bëja tjetër? Punë nuk kisha. Nuk donte të punonte. Më thoshte ik puno, hap këmbët se ke tyre koka për të ushqyer, Unë si kam unë dy muaj?

Natën e 4 dhjetorit, mes 5 dhjetorit, ditën e krimit ke hyrë në 2 të natës dhe ke ndenjur në Korçë..
Mbaj mend që kam ikur që në 4 nga Korça.

Sa orë më parë kishit mbërritur në Korçë?
Në orën 3 erdha.

Pse erdhe?
Erdha për të takuar fëmijët t’i jepja 50 euro.

Ca orë ke shkuar?
Në orën 2 e gjysmë 3 e drekës. Nuk kam ndenjur as gjysmë orë, pasi më nxori prej krahësh. Pastaj unë ika. Mora plaçkat në hotel. Në për 5 mbasdite kamë qenë në Doganë. Në 12 të natën duhej të merrja trenin për Athinë. Shkova dhe jam ngritur nga gjumi në orën 2 e ca e drekës. Në 3 kam dalë nga shtëpia. Kam ikur lart dhe mora hotelin tek Trekëndëshi. Kam shkuar të takoja fëmijët e mi. Sa shkova i putha, dhe i përqafova. Më la veç gjysmë orë, më ka nxjerr jashtë dhe më ka mbyllur derën.

Ke qenë vetëm?
Kam qenë vetëm. Policia më ka bërë një kontroll rutinë. Më kanë lëshuar dhe më kanë dërguar me një familje nga Bilishti. Nga Selaniku dhe më pas kam ikur me tren për Athinë.

Atë ditë që ke mbërritur në shtëpinë e tij ka pasur grindje?
Jo, thjesht më ngriti zërin.

I ke kërkuar të dy djemtë?
I kam kërkuar të dy. Por më pas i kërkova të madhin, se i thash atë të madhin se e kam të timin.

Marsela, pra ju deklaroni se gjithmonë jeni dhunuar nga ana e Naumit?
Unë ikja në orën 9 në punë dhe vija në orën 5 e haja dru.

Marsela me çfarë pune bëje?
Punoja kameriere dhe pastaj natën. Dhe kur më kanë hequr nga puna, më tha shko thuaj pronarit të marrë edhe njëherë dhe shkuam e takuam bashkë.

Kush nuk të lejoi të merrje pjesë në varrim?
Babai nuk ka dashur të merrja pjesë unë në varrim dhe nuk kam për ta falur kurrë.

Kush të ka thënë?
Policia më ka thënë që të mos kishte probleme. Në vend të mbyll plagë dhe ju e hapni akoma. (qan)

Janë hedhur akuza ndaj jush
A janë me këmbë në tokë këta njerëz që flasin. Kush flet ajo nënë që më la 5 vjeç. Unë haja miell të skuqur përditë, nëna ime me babain hanin bërxolla.

Vjehrri juaj ka thënë që s’keni patur probleme ekonomike?
Kush e thotë të drejtën. Ai pinte 3500 lekë cigare në ditë. E di unë ku pikon çatia jote? Kur erdhëm nga Greqia erdhëm me 20 euro. Hanim bukë tek kunata se nuk kishim.

Si je njohur me Naumin? Sa kohë kishit bashkë?
Para 7 vitesh. Kisha një lidhje me një tjetër. Ai më keqtrajtonte dhe më linte mbyllur. E Kam rritur mes mureve. Me të nxira kam ikur. I kam kërkuar babait lekë se nuk kisha gji. Më tha babai që skam lekë, më tha ‘s’do të mbaj ty me lekë’.

Si e njohe Naumin?
Ai më mori në telefon dhe më ndihmoj. Unë hapesha shumë me të. Ai më mori për të më nxjerr në rrugë. Me strehoi pasi shpëtova nga ai tjetri. Më pas u detyrova të martohesha. Mora vesh se kishte dhe fëmijë me një tjetër, një greke. E dinin katër persona të tjerë. E takonte fshehurazi. E kisha 10 vjeç.

Si sillej me ta?
U bërtiste. Unë kujdesesha unë për ata. Isha unë nënë dhe baba. Njerëzit më thoshinË ke burrë apo jo.

Prindërit tuaj kanë 18 vite të divorcuar..
S’kanë pikë turpi që dalin aty.
Ju thatë se ai kishte qëllime të tjera..

Kur e morët vesh?
Kur kisha fëmijën 2 vjeç ma tha.

Si ua tha?

E pranoi vet. Me tha ‘për atë punë të mora’. Dhe për fëmijën më tha se kam një fëmijë tjetër.

Pse u kthyet?
Po se s’kishim punë. Kishim pa paguar drita ujë. Kishim vetëm 20 euro. E më pas erdhëm me 20 euro. Dy ditë kam ngrënë makarona ma kripë e vaj.

Sa kohë qëndruat në Korçë?
6 ditë kisha që isha larguar. Ose 7 ditë.

Si u larguat? Me miratimin e tij?
Më kërkoi që të punoja me lekë në Korçë. I thash ‘ku të punoj atje, të ma bëjnë me gisht në Korçë’. Kërkova punë cep më cep.

(vijon)
(m.k/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: