“Një kambanë alarmi për sistemin e drejtësisë”. Kështu e ka cilësuar gazetarja Klodiana Lala lirimin e Endrit Dokles, ish-kreu i Bandës së Durrësit. Teksa ishte e ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Lala tha se Dokle, i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore për shkak të disa veprave penale, përfitoi dy herë amnisti, ndonëse sipas saj drejtonte grupin kriminal nga qelia.

Lirimi i Dokles, çfarë paraqet ai dhe si erdhi në lirimin e tij?
Kam raportuar për të gjitha dëshmitë e frikshme e tmerrshme. E kam ndjekur që në fillim këtë çështje. Bëhej fjalë për një bandë kriminale, që kishte nënshtruar qytetin e Durrësit, me një seri vrasjesh, e shtrirë edhe në kryeqytet. E fundit ishte më 2005 në një pub të njohur në Tiranë. Endrit Dokle konsiderohej një personazh me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai nuk është i dënuari i parë me burgim të përjetshëm që fiton lirinë. Më herët drejtësia shqiptare i ka paraprirë me një vendim të shumëdiskutueshëm, ka liruar Gert Gjenerarin (Gjeneralin), që bëri një betejë të gjatë me drejtësinë në Itali, e që më pas u ekstradua në Shqipëri. Ndryshe nga Dokle, ai kishte bërë gati 30 vite burg, që deri diku edhe mund të presupozohej se mund t’i takonte. Dokle shihej si rivali i përbetuar i Lulzim Berishës. Dokle ishte krahu i djathtë i Klodian Saliut, një prej krerëve të bandave të Durrësit. Përballja e kreun e bandës tjetër, Lulzim Berishës, ishte shumë e fortë, por ata bënë një pakt dhe sikur i sheshuan gjërat në burg.

Si ka qenë periudha në qeli i Endrit Dokles?
Unë e kam takuar në burgun e Fushë Krujës. Për disa kohë, ai u punësua në burg, punonte në bibliotekë, duke e vënë në jetë planin e tij për një lirim të mundshëm, që në fund ja doli. E thoshte hapur që; “unë një ditë do të dal nga këtu”, edhe pse ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Ai nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat. Dokle është dënuar me 5 burgime të përjetshme, që u konvertuan në dënimin me burgim të përjetshëm.
Dokle ishte i dënuar me burgim të përjetshëm, kur ndërkohë mori një tjetër dënim. Ishte një personazh me shumë dritë-hije, lider i një grupi kriminal të padiskutueshëm. Të dënuarit e tjerë në burg kishin një lloj stepje ndaj Dokles e Berishës.

Ku ka gabuar gjykata?
Endrit Dokle vuri në jetë një plan të detajuar, që kishte hartuar ndër vite, në 15 vitet e qëndrimit në qeli. Përgjatë këtyre viteve, ai arriti që të fitonte nga gjykata e Krujës ulje të dënimit për çdo vit qëndrimi.. Enkeljeda Hoxha i ka njohur amnistinë. Ne kemi pasur disa raste të lirimit të personazheve të tilla. Sot kemi një lirim të Dokeles, një personazh i frikshëm i botës së krimit. Ne e kemi të qartë mënyrën se si vepron dhe operon ai. Se sa i rëndësishme është ai që të vërë kontaktet me botën e krimit. Ai konsiderohej si personazh që mund të izolohej tek burgu “41 BIS”. Ligji duhet të funksionojë për të gjithë. Ligji ka dy qëllime; rehabilitim dhe riedukim. Ne çojmë pas hekurave një njeri që kapet pa patentë, por ai mund të hetohet dhe në gjendje të lirë. Dhe nga ana tjetër ne lirojmë Endrit Doklen, apo Tafilajn. Ata kthehen më të fuqishëm për shkak të lidhjeve që kanë jashtë. Dokle ka pretenduar për sjelle të mirë. Është një kompani ndërtimi ‘Mateo Konstruksion’ që ka dhënë një garanci. Ajo Premtonte një kontratë me Doklen, një pagesë me 350 mijë lekë të vjetra. Pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Këto institucione duhet t’i tregojnë vendin këtyre kriminelëve…. Ka disa prokurorë që i kanë vënë shkopinjtë nën rrota kriminelëve. Ato pak njerëz, që meritojnë mbrojtje nga sistemi i drejtësisë, pasi mund të rrezikohen nga këta eksponentë. Ne i kemi populluar burgjet shqiptare që akuzohen për vjedhje banesash, pulash e derrash apo celularësh. Ka mundësi për t’u rehabilituar personi i dënuar. Një baba të 5 fëmijëve e dënuan për një cigare hashash. Ndërsa Endrit Dokle është i lirë, që ishte akuzuar për një seri vrasjesh, sot është i lirë. Kjo është kambanë alarmi. Ai ka terrorizuar njerëz për vite e vite me radhë. Në këtë proces në bandën e Durrësit kemi dy njerëz të mbrojtur. Të rrezikuar janë të gjithë ata persona që dëshmuan kundër kësaj bande. Një regjisor këto ngjarje mund t’i shndërronte në një film.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb