Kris Jenner së fundmi është shfaqur me një model flokësh të ri, i cili nuk ka kaluar pa u vënë re, jo aq për vetë ndryshimin, por për faktin se shumë e ngatërruan me vajzën e saj, Kim Kardashian.

69-vjeçarja u shfaq në një event të miqve të familjes, duke lënë pas modelin e saj të shkurtër të flokëve dhe duke zgjedhur një model me balluke, të ngjashme me atë që Kim kishte adoptuar disa muaj më parë, në Gala Art+Film LACMA.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kris Jenner (@krisjenner)

Në rrjetet sociale, fillimisht shumë menduan se po shihnin Kim Kardashian, me disa komente që lanë të kuptohet se Kris Jenner kopjoi pamjen e vajzës së saj. Madje disa vunë në dukje se modeli i ri me balluke është pothuajse identik me modelin që Kim kishte pak kohë më parë, gjë që ngjalli krahasime dhe komente ironike si “duket si mami”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: