TIRANË

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Krishtlindjes. Me një status në “Facebook”, kryedemokrati Basha theksin e veçantë të urimit e vendos te familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lideri i opozitës krahas shkrimit në rrjetin e tij social, ka shpërndarë edhe një kartolinë urimi me mbishkrimin, ku thuhet: Gëzuar Krishtlindjen! Ardhtë kjo festë e bardhë, plot shpresë e lumturi! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!”-thuhet në kartolinë.

Postimi i Lulzim Bashës:

Urimi i kryetarit Basha për Krishtlindje Të dashur motra dhe vëllezër besimtarë të krishterë, në vigjilje të Krishtlindjes ju uroj nga zemra: Për shumë vjet gëzuar!

Nje lutje dhe urim të veçantë kam për të gjithë bashkëqytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Ardhtë kjo Natë e Shenjtë plot shpresë dhe bekim për një të nesërme më të mirë. Dua të falenderoj dhe uroj në këtë natë besimtarët dhe shërbëtorët e Zotit, që me përkushtimin e tyre ndihmojnë për lehtësimin e dhimbjeve dhe vuajtjeve, duke e kthyer shtëpinë e Zotit në strehë për çdo shqiptar në nevojë.

Uroj nga zemra të gjithë shqiptarët, kudo ku janë, Zoti e ndriçoftë rrugën drejt begatisë dhe bashkimit tonë si një familje e madhe për të mirën dhe mbarësinë e çdo shqiptari. Për shumë vjet Gëzuar Krishtlindjen! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

E1f64cae 17df 4fcb A61b 9e9e67bd5097
E1f64cae 17df 4fcb A61b 9e9e67bd5097

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb