TIRANË

Ish-kreu i KQZ Kristaq Kume deklaron se asnjë prej partive të mëdha nuk e do ndryshimin e sistemit. Sipas Kumes, partitë janë kthyer në prona private që ata në asnjë rast nuk duan t’i lëshojnë dhe pamundësohet çdo iniciativë e re politike.

“Nëse do ndryshohet sistemi do kemi rregulla më të mira për të funksionuar më mirë demokracia. Ndërkohë që kundërshtarët që janë të gjithë, thonë që çfarëdo sistemi të kesh vota do vidhet. Është një përdorim i keq, dinak i gjësë. Nuk është sistemi që rregullon mundësitë për të pasur proces zgjedhor në standarde. Sistemi duhet trajtuar për të rregulluar funksionimin e kësaj shoqërie si shoqëri demokratike. Jemi në këtë situatë që duke iu pamundësuar zgjedhësve, çdo partie tjetër për të hyrë në skakierë, pamundëson çdo iniciativë të re politike. Këta e dinë që po ndryshove sistemin krijon kushte që bien ndesh me interesin e tyre si agallarë të mëdhenj të partive politike dhe nuk e bëjnë. Nuk ka ndonjë shpresë.

Nuk janë seriozë në atë që thonë sepse nuk e duan. Maxhoranca thotë jam e gatshme ta trajtojmë dhe opozita jashtëparlamentare përtypet për këtë gjë. Siç përtypet dhe për atë tjetrën që në tavolinë është hedhur varianti si mund të kompozohet KQZ dhe opozita jashtëparlamentar përtype”, deklaroi Kume në “Real Story” në News24.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb