Hungaria do të vijojë të mbajë mbyllur kufijtë e saj deri në një afat të paçaktuar pavarësisht kritikave të BE.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban deklaroi sot masat e reja që hyjnë në fuqi për pandeminë, një prej të çilëve ishte shtyrje vendimit për kufijtë, që ka hyrë në fuqi prej 1 shtatorit.

BE i bëri thirrje Hungarisë që mos dalë kundër ligjeve të unionit, por Orban vijon me vendimet e veta teksa do të bëjë maskën të detyrueshme, në tetor do të hapë shkollat kurse klubet e natës dhe disktot nuk lejohen pas orës 11:00.

Nuk është hera e parë që Orban kritikohet, teksa gjatë pandemisë shqetësuese ishte pikërisht zgjatja që i bënte ai gjendjes së jashtëzakonshme që i jepnin fuqi shtesë veç atyre që kishte si kryeministër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: