TIRANË- Deputeti i zgjedhur i PD-së, Ervin Salianji i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha duke iu kundërpërgjigjur kritikëve të tij dhe rolit të kunatit të dhe gruas së kryedemokratit.

Sipas Salianjit, biografia e familjes është një argument monist dhe shkretim i mendimit. Ai thotë se ndërsa duhet të kishte argument për mënyrën e organizimit apo vendimmarrjen, ndërtohen konspiracione.

STATUSI I SALIANJIT
Biografia e familjes, argument monist, mjerim politik dhe shkretim i mendimit! Lulzim Basha ka përgjegjësi për zgjedhjet dhe e ka marrë përgjegjësinë për zgjedhjet.

Çdo deputet, Ish-deputet, drejtues partie, ish-drejtues të lartë të administratës ka përgjegjësi për zgjedhjet! Se sa dhe se si do ta vlerësojnë me votë anëtarët e PD-së dhe po ashtu analiza e plotë në çdo seksion të Partisë Demokratike.

Ndërsa duhet të kishte argument për mënyrën e organizimit apo vendimmarrjen strukturore, ndërtohen konspiracione dhe akoma më keq i bëhet biografia e familjes si në monizëm, ky është mjerim politik, mungesë argumenti dhe shkretim i mendimit përveçse dëshpërim i papërmbajtur personal!

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: