BUDAPEST- Hungaria ka hapur mëngjesin e sotëm stacionin hekurudhor të Budapestit, ku rrinin në pritje qindra emigrantë. Rihapja e stacionit vjen pas dy ditë protestash të refugjatëve nga Siria e Iraku, të cilët u përballën edhe me forcat e policisë.

Mediat e huaja raportojnë gjithashtu se kryeministri hungarez udhëton sot për në Bruksel, për të zhvilluar bisedime mbi krizën e emigrantëve. Në stacionin hekurudhor të Keletit në Budapest ndodhen rreth 2 mijë persona të cilët kanë blerë bileta për të udhëtuar më tej, por që janë detyruar të ngrenë çadra. Qindra prej tyre manifestuan pakënaqësinë duke bërtitur “Liri, liri” dhe duke valëvitur biletat e trenit, duke thënë se kishin paguar qindra euro për të udhëtuar.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb