ITALI– Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, ka nisur bisedimet me liderët politikë në përpjekje për të zgjidhur krizën e shkaktuar nga dorëheqja e kryeministrit Matteo Renzi. Presidenti duhet të vendosë nëse mund të krijohet një qeveri për të çuar vendin drejt zgjedhjeve parlamentare të parashikuara për vitin 2018, ose krijimin e një qeverie të parakohshme për të udhëhequr Italinë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme në pranverën e vitit tjetër.

Hipotezat më të mundshme për qeverinë e re janë: E para është ajo e një kabineti Renzi 2, derisa Gjykata të shprehet për ligjin elektoral, që është edhe preferenca e Presidentit Mattarella.

E dyta është ajo e një qeverie gjithëpërfshirëse, por pa praninë e Renzit.

Ndërsa e treta ajo e zgjedhjeve të parakohshme që po shtyhet fortë nga fituesit e referendumit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: