TIRANË

Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik po qëndron për një vizitë zyrtare në Tiranë, ndërsa kryefjalë e takimeve të tij  ka qenë kriza politike dhe gjetja e mundësive për tejkalimin e saj.

Zyrtari i DASH ka përfunduar në këto momente një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën. Takimi mes tyre u zhvillua në selinë blu dhe zgjati rreth 60 minuta.

Axhenda e zyrtarit të lartë do të vijojë të jetë e ngjeshur, pasi sot pasdite në orën 17:00, Kostelancik do takohet edhe me kryeministrin, Edi Rama.

Kriza dhe mungesa e dialogut  është përcjellë me shqetësim të madh jo vetëm nga faktori politik vendas, por edhe nga organizmat ndërkombëtarë. Ata kanë bërë thirrje për kapërcimin e ngërçit politik, i cili për fat të keq vijon të qëndrojë “këmbëkryq” prej muajsh në vendin tonë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: