Në stadiumin “Maksimir” po luhet takimi kualifikues për Kupën e Botës ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës.

Vendasit janë dukshëm të avantazhuar për fitoren pasi në skuadër kanë lojtarë të kalibrit Modriç, Perisç e Kovaçiç, por ekipi i drejtuar nga Albert Bunjaki do të kërkojë të surprizojë vendasit pavarësisht vështirësisë tejet të madhe.

Kosova në 7 ndeshja ka grumbulluar vetëm 2 pikë, por duhet theksuar se këto janë eliminatorët e parë për të si skuadër dhe e rëndësishme është t’i hidhen themelet për të ardhmen.

Kroaci-Kosovë 20:45

Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Pivariç, Perisiç, Rakitiç, Kovaçiç, Modriç, Brozoviç, Manxhukiç

Kosova: Ujkani, Jashanica, Kulolli, Vojvoda, Rrahmani, Alushi, Kryeziu, Zeneli, V.Berisha, Muriqi

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: