Kroacia po lë gjurmë të forta edhe në Botërorin e Katarit. Pasi u shpallën nënkampionë bote katër vjet më parë, ballkanasit avancuan edhe tani në fazën çerekfinale, edhe pse ky sukses erdhi me vuajtje përmes penalltive ndaj Japonisë.

Interesant fakti se Kroacia në 3 herët e fundit në çerekfinalet e Botërorit është kualifikuar me penallti. Gjithashtu, shtatë nga tetë ndeshjet e fundit me eliminim direkt në turnetë e mëdha ndërkombëtare (Europiane ose Botëror) kroatët kanë kaluar në kohën shtesë.

Ivan Perisic ka qenë aktivisht i përfshirë në dhjetë gola në 14 ndeshje të Kupës së Botës: që nga debutimi në vitin 2014, vetëm Messi dhe Mbappe e kalon. Gjithashtu, Perisic iu bashkua Messit Ronaldos dhe Shaqirin për të shënuar të paktën një herë në secilën nga tre Kupat e Botës së fundit.

Rekord edhe për Brozovic, i cili vrapoi 16.7 në ndeshjen e fundit. Edhe rekordi i mëparshëm ishte ende i tij. Në gjysmëfinalen e Kupës së Botës kundër Anglisë katër vjet më parë në Rusi, ai përshkoi 16.33 kilometra. Ndërsa Luka Modric debutoi pikërisht ndaj Japonisë më 2006 dhe tani në 2022 po luan Botërorin e pestë, njësoj si Messi e Ronaldo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb