Recete nga znj Eneida
Përbërësit

300 gr djathë
300 gr gjizë
2 vezë
1 lugë nenexhik
Kripë
Piper të zi
Rreth 150 gr miell
Bukë të grirë
Fara susami

Përgatitja

Djathin e thërrmojmë dhe e bëjmë bashkë me gjizën. Shtojmë nenexhikun, piperin e zi si dhe miellin sa të bëhet një brumë që nuk ngjit. Më pas bëjmë toptha, i kalojmë në galetë dhe fara susami dhe i skuqim në vaj të bollshëm ose i pjekim në furrë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: