Ish- deputeti i PD, Gent Strazimiri ka ngritur sërish shqetësimin e fasonerive duke theksuar se Kruja si qyteti me më shumë fasoneri u kthye në kryeqendër të COVID-19.

Strazimiri thotë se fasoneritë janë burim i sigurt infeksioni dhe po vërtetohet në ditët e fundit madje kujton se Lulzim Basha ka plot 42 ditë që u thotë t’i mbyllin.

Por problemi qëndron tek mijëra punonjësit që do ngelen pa punë dhe duhen paguar, dhe për këtë duhet të anulohen konçesionet.

 

DEKLARATA E GENT STRAZIMIRIT

Ditën e 44-t të karantinës, Kruja, ish-kryeqyteti i fasonerisë është shndërruar në kryeqyteti i COVID-19!!!
Ka 42 ditë që Lulzim Basha u thotë: MBYLLNI FASONËT sepse janë vatër e sigurtë infeksioni!!!
Ka 44 ditë që HORRI dhe horrat që e rrethojnë dhe e mbështesin nëpër studio, tallen me jetët e shqiptarëve që nxjerrin jetesën duke punuar ne fasoneri, sepse që t’i mbyllësh duhet t’i paguash!
Që t’i paguash duhen lekë!
Që të sigurosh lekët duhet të anulosh konçesionet…
Prandaj Kruja sot është burim infeksioni, jo më burim zhvillimi ekonomik

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb