ITALI- Kryebashkiaku i Romës Ignazio Marino, i cili dha dorëheqjen në fillim të tetorit duket se ka kthyer mendje. Marino ka thënë se ka ka firmosur letrën me të cilën tërheq dorëheqjen e paraqitur më 12 tetor.

Kryetari i Bashkisë së Romës dha dorëheqjen, pas akuzave se ka shpenzuar rreth 20 mijë euro nga fondet publike, për një darke luksoze me familjarët dhe miqtë e tij. Megjithëse mohoi akuzat Marino dha dorëheqjen pas dëmtimit të imazhit të partisë në pushtet, ku ai bën pjesë. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb