Komuniteti Bektashian në kryeqytet shtroi iftar për besimtarët myslimanë. Iftari i shtruar ne përkujdesjen e veçantë të Kryegjyshit Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj bashkoi përfaqësues të të gjitha komuniteteve fetare në vend. Baba Mondi theksoi në mesazhin e tij se ky muaj thërret njerëzimin për më shumë dashuri dhe harmoni.

Ndër të tjera ai u shpreh se iftari është solidaritet ndaj agjëruesve dhe shenjë respekti të punës dhe misionit të gjithsecilit në ruajtjen dhe përcjelljen e vlerave kombëtare.

Mes pjesëmarrësve në darkën e shtruar ishte dhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe ambasadori izraelit në vendin tonë Noah Gendler. Sakaq të pranishëm në darkën e shtruar, ishin besimtarë, personalitete të njohura nga politika, kultura, arti, gazetarë, analistë.

Baba Mondi e ka kthyer në traditë shtrimin e iftarit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Edhe ceremonia e së martës ishte pjesë e kësaj traditë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb