Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi thotë se fundi i politikës së vjetër meskinë, të interesave personave është vetëm 10 ditë larg.

Teksa ka publikuar pamjet e takimit dhe pritjes së djeshme nga qytetarët në Lushnjë, Kryemadhi thekson se më 25 prill rilindja do të mposhtet dhe do të kthehet besimi i rinisë tek Shqipëria.

“Ndryshimin e bëjmë bashkë në 25 prill.
Të gjithë e urrejnë politikën e vjetër meskine, të interesave personale. Fundi i atyre që duan ta mbajnë ende në këmbë këtë model të shëmtuar, që nuk i shërben qytetarëve dhe vendit, është vetëm 10 ditë larg. Rilindja mposhtet dhe rikthejmë besimin e rinisë tek Shqipëria. Ndryshimin e bëjmë bashkë në 25 Prill”, deklaron Kryemadhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: