Edvin Kulluri ka deklaruar se vendi ynë qeveriset nën ndikimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në një postim në rrjetet sociale ai u shpreh se të tre raportet e fundit të DASH flasin për korrupsion masiv, ndërsa vlerësojnë punën e GJKKO dhe SPAK, jo qeverisë.

Ai tha se vullneti i kësaj qeverie është shprehur qartë përmes kryeministrit Rama që ka sulmuar të paktën 3 herë publikisht SPAK dhe BKH!

Postimi i plotë:

Gazetaret shqiptare qe jane investuar ne pergenjeshtrimin e etiketimeve te RAI per qeverine mbase kane te drejte! Shqiperia qeveriset me ligj dhe ndikimi i krimit te organizuar dhe korrupsioni i perhapur ne te gjitha nivelet e qeverisjes jane imagjinare!!!
Vetem se harrojne disa gjera:
-Ne vitet 2015-2016 Shqiperia u mboll me hashash nge Vermoshi ne Konispol;
-Ne Shqiperi u vendoset tritol gjyqtareve dhe oficereve te police u behen atentate;
-Ne pergjimet e policise grupe kriminale komunikojne me oficere policie dhe politikane te majte sic porosisin pizza;
-Ne lejet e ndertimit per pallate, kulla dhe resorte pastrohen miliarda euro qe vijne nga narko-trafiku;
-Gjysma e qeverise dhe kryetareve te bashkive jane shkarkuar per rekorde kriminale, ose jane denuar dhe vene ne hetim nga SPAK per korrupsion;
-Te tre raportet e fundit te Departamentit Amerikan te Shtetit flasin per korrupsion masiv dhe vletesojne vetem punen e SPAK dhe GJKKO e jo te qeverise!
Dhe ne kete situate, vullneti i qeverise eshte shprehur qarte permes Kryeministrit qe ka sulmuar te pakten 3 here publikisht SPAK dhe BKH!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb