Kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka marrë këshilltarin e parë nga Tirana. Kjo detyrë i është besuar akademikut të Asociuar, Besnik Bare.

Në përputhje me këtë detyrë, Bare do të ketë përgjegjësinë për dhënien e rekomandimeve dhe të oponencave për mirëqeverisje, që është pjesë e misionit të Akademisë së Shkencave dhe të shkencës në përgjithësi.

NJOFTIMI
Akad. asoc. Besnik Baraj ftohet për bashkëpunim në rolin e këshilltarit të jashtëm nga z. Talat Xhaferi, kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në përputhje me këtë detyrë ai do të ketë përgjegjësinë për dhënien e rekomandimeve dhe të oponencave për mirëqeverisje, që është pjesë e misionit të Akademisë së Shkencave dhe të shkencës në përgjithësi.

Kjo zgjedhje shpreh një mendësi të përparuar europiane bashkëkohore të kryeministrit Xhaferi dhe është vlerësim për statusin e akademikut, ekspertit, në përpunimin e projekteve të zhvillimit.

U urojmë kolegut Baraj dhe kryeministrit Xhaferi bashkëpunim të frytshëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: