SHKUP– Kryeministri Zoran Zaev ka folur për “Al Jazeera Balkan” se kur Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s, pas nënshkrimit të marrëveshjes për emrin me Greqinë.
Ai tha se shpreson se vendi më 12 dhe 13 korrik në Samitin e NATO-s do të marrin ftesën për anëtarësim.
“Pasi që të marrim ftesën për anëtarësim, më së paku për një vit e gjysmë vendi do të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës Veriatlantike”, theksoi Zaev.
Ai theksoi se marrëveshja e nënshkruar në Prespë është historike dhe ishte e nevojshme për Maqedoninë. Me marrëveshjen e re emri i ri është Republika e Maqedonisë së Veriut.
(BalkanWeb)