Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se është përgjegjësi kryesor i tensioneve në veri.

Gjithashtu ajo ka shtuar se synimi i Kurtit është të shkaktojë dhunë dhe nëpërmjet kësaj të arrijë të shmangë edhe detyrimet e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit të cilat përfshijnë edhe asociacionin.

Në një deklaratë për mediat nga Londra, ajo u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndihmojë Beogradin të ruajë paqen dhe stabilitetin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb