Kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu i bëri thirrje deputetëve të opozitës të marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Ajo tha se pret që deputetët e partive opozitare të vijnë në sallë, duke u kërkuar që të marrin pjesë në seancën që po zhvillon punimet në mesnatë.
“Unë asnjëherë s’e kam ezauruar rundin e parë”, tha Haxhiu.
Një ditë më parë, Kuvendi organizoi një votim për Feride Rushtin dhe Hatixhe Hoxhën, kandidate të LVV-së për presidente të Kosovës. Opozita nuk ishte e pranishme.
Në fund, Rushiti mori 63 vota, një ishte e pavlefshme dhe Hoxha nuk siguroi asnjë votë. Pas kësaj, Haxhiu tha se seanca do të vazhdonte sot.
