TIRANË

Sot kryeqyteti është me sytë nga Air Albania Stadium, aty ku luhet në orën 19:00 derbi historik Tirana- Partizani.

Tifozë bardheblu të Tiranës kanë nisur ritualin, marshim drejt stadiumit dhe gati për ta pushtuar pasi sot do të jenë më të shumtë në numër pasi janë ekipi pritës.

Nga video e siguruar për BalkanWeb nga operatori Ervin Daja duket se si tifozët këndojnë në kor këngët e tyre për KF Tiranën. Ekipi bardheblu vjen sot si kryesues i Superligës ku pret ish- kampionen dhe rivalen e përjetshme Partizanin që ka probleme me rezultatet këtë sezon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb