Autoritetet iraniane kanë thirrur kryeredaktorin e agjencisë zyrtare të lajmeve Irna për të dhënë shpjegime pasi ajo publikoi foto të një gruaje pa shami koke , thanë të hënën gjyqësori dhe një organizatë joqeveritare.
Që nga revolucioni islamik i vitit 1979, gratë janë detyruar të mbulojnë flokët me shami koke në publik, një masë që konsiderohet si një “shtyllë ideologjike” e autoritetit fetar.
Uebsajti i gjyqësorit Mizan Online raportoi se kryeredaktori i Irna-s u “thirr nga zyra e prokurorit publik përgjegjës për kulturën dhe median” për të dhënë shpjegime sepse fotot e publikuara nga agjencia tregonin një grua “që nuk respektonte ligjet dhe rregullat islame të vendit”. Irna gjithashtu “i bëhet thirrje të tërheqë këtë përmbajtje”.
Iran’s judiciary summoned the managing editor of state news agency IRNA after it published a photo report of a woman without hijab who had taken temporary custody of an infant, saying the images violated “law and sharia.”
IRNA quickly removed the entire photo gallery from all… pic.twitter.com/GXbeUZWDmF
— Iran International English (@IranIntl_En) May 21, 2026
Një OJQ me seli në SHBA tha se agjencia e publikoi foto-historinë të martën, por i fshiu fotot disa orë më vonë. Sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA), fotot tregonin një grua pa hixhab duke u kujdesur për një foshnjë të porsalindur brenda shtëpisë së saj.
“Marzieh Mousavi, fotoreporterja, theksoi në faqen e saj në Instagram se historia nuk kishte të bënte me … veshjen apo pamjen e gruas, por me historinë e saj, se ajo u kujdes përkohësisht për një të porsalindur të braktisur”, shtoi ajo.
