Real Madrid dhe Girona, dy skuadrat kryesuese të La Ligës, vijojnë marshimin edhe në Kupën e Mbretit. Los Blancos mundën 3-1 Arandina-n në transfertë, skuadër e kategorisë së katërt dhe janë kualifikuar në 1/8-at e kompeticionit.

Pas një pjesë të parë të mbyllur në barazim pa gola, skuadra e Carlo Ancelotti-t zhbllokoi ndeshjen në minutën e 54-t me një penallti të Joselu. Një minutë më pas erdhi goli i dytë për miqtë, i shënuar nga Diaz, i cili kishte fituar edhe penalltinë në rastin e golit të parë.

Në fundin e ndeshjes, në minutën e 91-të ka ardhur edhe goli i tretë i madrilenëve i shënuar nga Rodrygo, pas një asisti të Brahim Diaz. Vendasit janë ngushëlluar në minutën e 94-t me Cabral për të shënuar golin e nderit.

Ndërsa Girona mposhti 2-0 Elche-n jashtë fushe, duke shënuar nga një gol për secilën pjesë loje. Avancon më tej edhe Atletiko Madrid, që fitoi 3-1 në fushën e Lugos. Spikati Depay me një dopietë pesonale, ndërsa më herët kishte shënuar edhe Correa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb