Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj sapo ka mbërritur në ambientet e SPAK.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.

Veliaj ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme pasi u thirr  për tu marrë në pyetje si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Veliaj kishte deklaruar të shtunën se do të paraqitej vetë në SPAK, për të sqaruar prokurorët.

Prokurorët kanë interesa të pyesin për pagesat për përpunimin e mbetjeve dhe dherave, bëhet fjalë për një faturë të majme rreth 130 mln euro.

Emri i tij është listuar nga prokurorët e SPAK për t’u pyetur edhe në lidhje me dosjen “5D”.

Në momentin e mbërritjes, para godinës kanë qenë edhe disa qytetarë, mes të cilëve ka qenë edhe grupi i Rithemelimit.

Në videon e siguruar nga BalkanWeb dëgjohet një nga qytetaret e cila thërret: “Aty e ke vendin, aty do të ta bëjmë gropën”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: