Vetëm 48 orë pas dhunimit brutal dhe makabër të Kryetarit te Industrise se Turizmit te Sarandës Arben Cipa, i arrestuari në flagrancë, Diomet Musa gëzon në shtëpinë e tij.
Ky është vendimi i marrë nga Gjyqtarja e Sarandës Esmeralda Shehu e cila ka zbutur më shumë kërkesën e Prokurores Besiana Sadikaj, e cila e ka quajtur arrestimin të paligjshëm.
Ky pretendim nga prokurorja dhe ky vendim nga gjyqtarja në fjalë kanë ngrirë shpresën e qytetarëve të Sarandës, konfirmuar kjo nga reagimet në rrjetet sociale për mostrat të cilët janë me precedentë penalë nga e shkuara, madje njëri prej tyre është shpallur në kërkim.
Lind pyetja: Si mund të lihet i lirë dhunuesi, kur bashkëpunëtori i tij është akoma në kërkim? Apo u la i lirë për të komunikuar dhe vepruar lehtë dhe në koordinim me personin në kërkim?
Interpretimi i sakte ligjor për situatën në fjalë vijon si më poshtë:
Nëse organi i procedimit e ka regjistruar procedimin penal për plagosje të rëndë dhe deri në caktimin e masës nuk ishte administruar akti i ekspertimit mjeko-ligjor, nuk është vepruar korrekt për masën e caktuar. Në rastin konkret, personi paraqet rrezikshmëri shoqërore të lartë, ka qenë evident rreziku i ikjes dhe shmangies nga procedimi penal që zhvillohej në ngarkim të tij, si dhe për efekte të parandalimit të përshkallëzimit të situatës ndërmjet palëve, duhej ta kishin lënë në arrest në burg (qoftë dhe me afat 15-20 ditor) deri në administrimin e aktit të ekspertimit.
(BalkanWeb)
