Sergey Baburin, kryetar i Unionit Kombëtar rus, ka treguar arsyen e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Kryetari i Unionit Kombëtar të Rusisë, Sergey Baburin, ka thënë se Serbia duhet të bëjë të njëjtën gjë me Kosovën siç ka bërë Kina në Tajvan.

Sipas tij, njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do t’i ndalte armiqtë e Serbisë, transmeton lajmi.net.
“Nuk fiton më i fortë, por ai që shkon deri në fund. Nëse Serbia do të hiqte dorë nga Kosova, nuk do t’i ndalonte armiqtë e popullit serb të hapnin kriza të reja në Vojvodinë apo në Sanxhak, sepse askush nuk ka nevojë për një paqe të vendosur në Ballkan. Është më e lehtë të menaxhosh popujt që janë në konflikt”, theksoi Baburin.

I pyetur nga “Today’s Politcs”, se cila është zgjidhja më e mirë që Serbia duhet ta bëj për Kosovën, Baburin përmendi shembullin e Kinës, e cila u nda nga Tajvani në vitin 1949, dhe nga shumë shtete të tjera iu kërkua Kinës që ta pranonte, por që asnjë udhëheqës nuk iu bind thirrjeve dhe nuk e pranoi pavarësinë e Tajvanit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: