KSAMIL- Një person, në listën e të kërkuarve të policisë për tentativë vrasje e goditje me armë ndaj uniformave blu ka plagosur mëngjesin e sotëm një 25¬ vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Ksamil, ku i kërkuari Taulant Xhini është shfaqur duke bërë një tjetër krim. Sipas policisë mësohet se sot në orët e para të mëngjesit ka plagosur me armë shtetasin K.T, 25¬vjeç, banues në Ksamil, që punonte si roje hoteli.

Policia e konsideron Xhinin, person me rrezikshmëri të lartë, që i ka shpëtuar shumë operacioneve për kapjen e tij, e që ka treguar se edhe këtë radhë e ka sfiduar policinë. Xhini është banues ne fshatin Shendelli. Ai kërkohet për plagosjen me armë të një 30¬vjeçari, ngjarje e ndodhur më 5 tetor 2013 në fshatin Çuke dhe dyshohet për goditjen me armë të policisë së Sarandës në prill 2014. Ai mësohet se ka hyre disa here gjatë kohës që kërkohet në Ksamil e Sarande, ka kryer disa grindje e plagosje, por nuk është kapur.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: