Kthehet ‘La Casa de Papel’ me Profesorin, Rion, Tokio, Lisbonen dhe të tjerë personazhë. Në 3 prill në Netflix nis sezoni i katërt i një prej serive televizive më të dashura për publikun e ri dhe jo vetëm. Alex Pina, që firmos regjinë, premton edhe në këtë sezon dozën e duhur të aksioneve duke mbajtur në tension të gjithë shikuesit.

“Shtëpia e letrës 4” fillon aty ku mbaron sezoni i shkuar. Profesori (Alvaro Morte) është i bindur që Lisbona (Itziar Ituño), pika e vetme e tij e dobët, është ekzekutuar dhe është gati për të nisur një luftë pa mëshirë, Rio (Miguel Herrán) dhe Tokio (Ursula Corberó), të rrethuar në Bankën e Spanjës, kanë hedhur në erë një tank. Nairobi (Alba Flores), është goditur pabesisht nga sjanperët e lëshuar nga Alicia Sierra (Najëa Nimri) ndoshta personazhi më i arritur i sezonit të tretë. Banda duket vërtetë në pikën që do shkatërrohet dhe po jeton një nga momentet e saj më të vështira që kur është formuar.

Sezoni i tretë hapet dy vjet pas goditjes së shekullit. Gangsterët e bandës janë shpëndarë në të gjithë botën. Rio, i telefonon Tokyo, në një linjë të pambrojtur. Europol i kap menjëherë. Tokyo kontakton profesorin, që vendos të bashkojë bandën për të shpëtuar ‘gjeniun’ që ndërkohë është arrestuar dhe torturuar nga policia e Panamasë. Plani i profesorit parashikon vjedhjen e Bankës së Spanjës dhe hedhjen nga disa avionë ushtarake të miliona eurove mbi Madrid. Për të zëvendësuar Berliin, është vendosur Palermo. Kur grabitësit sulmojnë populli spanjoll fillon të bëj tifo për kmiinelët. Lind një histori dashurie mes Helsinkit dhe Palermo. Agjentët zbulojnë vendstrehimin e bandës dhe fillon një ndjekje pa mëshirë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb