Mes mijëra pankartave dhe mesazheve të shfaqura gjatë protestës në Tiranë, njëra prej tyre ka prekur veçanërisht, duke sjellë në vëmendje një nga plagët më të mëdha të shoqërisë shqiptare: emigracionin.
Pankarta mbahej nga një grua e moshuar, e cila kërkonte rikthimin e të afërmve të saj në atdhe. Mesazhi i saj ishte i thjeshtë, por tepër prekës:
“Emigracioni ma mori familjen, po më merr edhe nipërit. Kthehuni, nëna ju pret”, thuhet në pankartën që u soll në vëmendje nga një nga folësit në protestë.
