TIRANË

Një nga emrat me kontribut historik në Partinë Demokratike, Aleksandër Biberja deklaroi për “BalkanWeb” dhe “News 24” se ai u rikthye në PD me ftesë të kryetarit të saj, Lulzim Bashës. Ai tha se në karrierën e tij politike ka investuar shumë në politikë dhe konkretisht tek Partia Demokratike.

Rikthimin e tij në PD, Biberaj e sheh si shenjë për t’i dhënë Shqipërisë një dorë drejt rrugës së saj të integrimit në familjen e madhe të Bashkimit Europian.

Biberaj shfrytëzoi rastin për të ftuar të gjithë profesorët dhe intelektualët të behën pjesë e Partisë Demokratike dhe të japin kontributin për të krijuar një Shqipëri, e cila do të jetë e denjë për të gjithë shqiptarët.

“Në radhë të parë dëshirojë të  falënderoj zotin Basha për ftesën e bërë, ftesë të cilës natyrisht iu përgjigja pozitivisht, pasi duke qenë themeluesi i PD, dhe dihet që Partia Demokratike u themelua nga studentët dhe nga profesorët në vitet 90. Kam investuar shumë vite n politikë dhe në PD, aq më tepër kur Shqipëria sot ka nevojë me tepër për ndryshim dhe e shoh veten në familjen time politike.

Për mua mendoj se kontributi për demokraci dhe për Shqipërinë është parësor në krahasim me të gjithë të tjerat. Me këtë rast iu bëj thirrje intelektualëve siç iu ka bërë thirrje Basha që ti bashkohen PD, pasi sa herë që Shqipëria ka patur nevojë, Partia Demokratike ka bërë ndryshimin.

Është momenti më i përshtatshëm që të bashkohemi për të Integruar Shqipërinë në Bashkimin Europian si kemi ëndërruar në dhjetori të vitit 90’ dhe siç kemi luftuar edhe 28 vite për interesin e Shqipërinë dhe shqiptarëve.Unë jam larguar nga PD  kur ajo ishte në pushtet, sot PD është në opozitë. Në Shqipëri ka sot nevojë për një opozitë më të fortë, demokratike dhe më të organizuar, për një opozitë që shpalosë  një program më të mirë për të gjithë Shqiptarët. Ish-profesorët e asaj kohe kanë mbetur opozitarë, rebelë, dhe mendoje se ky është kontributi im në këto momente”, tha Biberaj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb