TIRANE- Ministri i jashtëm gjerman tha se Gjermania është skeptike sa i përket idesë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë dhe takimit me ministrin e jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, Heiko Maas u shpreh se ekziston frika për një efekt domino dhe se me rëndësi është të mos shkaktohen probleme në rajon.

“Ne kemi zhvilluar biseda të ndryshme edhe më përfaqësues të vendeve të rajonit dhe ekziston frika se mund të ketë një shkëmbim zonash, por  ekziston frika edhe për një efekt domino. Me rëndësi është të mos shkaktohen probleme në rajon. Ne jemi skeptikë për këtë çështje”- tha ministri gjerman.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb