TIRANË

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja foli në rubrikën  “Opinion” në News 24 pas rrëzimit që i bëri KQZ-ja propozimit të PS-së për kufizimin deri në tre mandatet të kryetarëve të bashkive.

Ai tha se këtë çështje PS-ja do ta çojë në Kolegjin Zgjedhor, ndërsa u shpreh se të vjetrit duhet të hapin “krahun” për elementë të rinj.

“Qëndrimi ynë është i qartë si PS. Mesa duket në KQZ nuk ka pasur mbështetjen e duhur pasi duhen 5:2 votat. Por ne patjetër që do ta çojmë në Kolegj propozimin tonë.

Ne jemi për të zbatuar ligjin për pushtetin vendor dhe është krejt normale, që një kryetar bashkie që ka qeverisë për më shumë se 12 vite, pse jo ti hapet rruga promovimit të figurave të reja”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb