DASHI

Këtë javë Merkuri fillon rrugëtimin e kundërt në shenjën e Gaforres në 18/6 duke krijuar mbyllje ne vetvete, me rezultat që t’ju duket si “mal” c’do gjë që lidhet me komunikimin dhe kontaktet me persona të ndryshëm. Eklipsi Diellor që do të realizohet tek Gaforrja në 21/6, thotë se nevojitet të shihni me një këndvështrim tjetër disa cështje që lidhen ose me shtëpinë tuaj ose me një personin tuaj të afërt. Ka shumë mundësi të nevojitet të ndërmerrni përgjegjësi të reja, nëse merreni aktivisht me një klub apo me një grup njerëzish, por nëpërmjet tyre do mundeni të zhvilloheni për të treguar aftësitë tuaja.
Dashuria: Rrugëtimi i kundërt i Merkurit në shenjën e Gaforres nuk do të ndihmojë komunikimin midis jush dhe partnerit tuaj, ndaj dhe ka shumë mundësi të krijohen disa keqkuptime. Nëse qëndroni në të njëjtën shtëpi do duhet të jeni më shumë të kujdesshëm, pasi disa cështje të shtëpisë mund të krijojnë tensione në lidhjen tuaj. Nëse jeni të lirë, mbyllja në vetvete nuk do t’ju japë dëshirën për të parë një person që ju intereson ndaj – nëse keni një takim me të- përpiquni ta kufizoni.
Puna dhe Ekonomia: Detyrimet profesionale do të mbajnë mirë dhe këto ditë edhe pse interesi juaj është zhvendosur në cështje familjare dhe në c’do gjë që lidhet me shtëpinë. Kjo ka si pasojë bërjen e disa veprimeve në punë pa u fokusuar realisht në to. Përpiquni të shmangni sa më shumë mundeni “pilotin automatik”, pasi ka shumë mundësi të përballeni me disa gabime.

DEMI

Këtë javë do të jeni në proces të shikoni me detaje disa raste që kanë mbetur pezull dhe kanë të bëjnë me njerëzit që janë në mjedisin tuaj të ngushtë. Mërkuri fillon rrugëtimin e tij të kundërt në 18/6 në shenjën e Gaforres dhe lehtëson zgjidhjen e cështjeve të kaluarës. Përkundrazi, mund të krijojë disa vonesa në takime, personale ose profesionale. Më 21/6 eklipsi diellor që do të ndodhë në shenjën e Gaforres tregon që në mendjen tuaj do të jetë pranimi nga personat e mjedisit tuaj. Nëse punoni me një person të dashur, duhet të shikoni nga afër me kujdes marrëdhënien, pasi puna mund të jetë një burim tensioni.
Dashuria: Këtë javë do të ishte mirë që palët e treta t’i mbani larg çështjeve të jetës suaj personale, nëse nuk doni të krijoni diskutime në mjedisin tuaj me fokus tek ju dhe partneri juaj. Rrugëtimi i kundërt i Mërkurit në shenjën e Gaforres mund të sjellë përsëri në rrugën tuaj një person që keni takuar më parë dhe atëherë ka pasur interes midis jush. Ju duhet të jeni të kujdesshëm në lidhje me informacionin që merrni nga njerëzit përreth jush dhe lidhen me personin që ju intereson.
Puna dhe Ekonomia: Eklipsi diellor që do të zhvillohet në shenjën e Gaforres në 21/6 tregon që do të ketë çështje në fushën profesionale që do të jenë një sfidë për ju dhe ka shumë mundësi të kenë një shkallë të konsiderueshme vështirësish. Sidoqoftë, me shumë punë është shumë e mundur të bësh të pamundurën, e vetmja gjë që ju nevojitet përveç punës është të jeni në humor. Ka mundëis që të dalë një pozicion i ri që do të ketë më shumë përgjegjësi, por do të jetë një hap më afër qëllimit tuaj.

BINJAKËT
Këtë javë ka mundësi që disa shtyrje të ndodhin në planet që keni ose disa takime do të vonohen, me rezultatin që orari juaj do të duhet të rregullohet. Rrugëtimi i kundërt i Mërkurit në shenjën e Gaforres nga 18/6 tregon që po fillon një periudhë gjatë së cilës duhet të jeni të kujdesshëm me fushën financiare, pasi mund të ketë disa çështje në të. Një borxh më i vjetër mund të shfaqet dhe sa më shpejt ta shlyeni atë, aq më mirë do të jetë për ju. Më 21 Qershor, eklipsi diellor në shenjën e Gaforres krijon pasiguri të forta dhe tërheq vëmendjen tuaj në mënyra për të rritur burimet tuaja.
Dashuria Kontakti me partnerin tuaj këtë javë mund të ketë disa çështje që në rrethana të tjera as nuk do të mendonit, siç është komunikimi, i cili do të bëhet pas pengesave. Rrugëtimi i kundërt i Mërkurit në shenjën e Gaforres mund të intensifikojë fenomenin e mësipërm, veçanërisht nëse keni një arkë të përbashkët me partnerin tuaj, pasi kjo mund të jetë një shkak acarimi midis jush. Nëse jeni i lirë, duhet të keni kujdes me zgjedhjen që bëni në fushën romantike pasi duket se do të jetë një zgjedhje impulsive, e cila do t’ju ndihmojë të mbuloni përkohësisht pasiguritë që do të krijojë ky eklips.
Puna dhe Ekonomia Puna do të jetë përparësia juaj këtë javë pasi kjo do të jetë mënyra për të negociuar dhe rritur të ardhurat tuaja. Kjo javë nuk është e dobishme për të arritur atë që keni në mendje, por është shumë e dobishme për të bërë një plan në atë drejtim. Nëse ka para që duhet të jenë në xhep, por nuk janë aty, atëherë kjo javë është e përshtatshme për të vepruar në mënyrë që t’i riktheni ato.

GAFORRJA

Gaforre, këtë javë do të jeni në tronditje pasi fenomenet astrologjike që do të ndodhin këto ditë do të jenë në shenjën tuaj të zodiakut. Nga njëra anë, Mërkuri fillon rrugëtimin e tij të kundërt në 18/6 dhe kjo do të krijojë një subjektivitet që nuk do të jetë i lehtë për ta qetësuar. Ai nga ana e tij, mund të krijojë probleme në marrëdhënie dhe bashkëpunime, kështu që përpiquni sa më shumë që të jetë e mundur të shihni anën e të tjerëve përpara se të merrni vendime. Më 21/6 eklipsi diellor që do të ndodhë në shenjën tuaj të zodiakut, krijon një mbingarkesë emocionale, e cila, në varësi të subjektivitetit, mund të përmbys marrëdhëniet tuaja ndërpersonale.
Dashuria Këtë javë mundohuni të përqendroheni në të tashmen dhe të shmangni shqetësimin për çështje të së kaluarës, edhe pse ato do të dalin në sipërfaqe me eklipsin diellor në 21/6. Nëse tashmë jeni në një lidhje, përpiquni të dëgjoni nevojat e partnerit tuaj, pasi këto ditë do keni tendencën të shihni vetëm nevojat tuaja personale. Nëse jeni beqar, ka mundësi të krijoni një njohje që do të jetë e veçantë dhe do të luajë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj personale në të ardhmen e afërt.
Puna dhe Ekonomia Mund të ketë disa çështje me komunikimin midis jush dhe bashkëpunëtorëve tuaj këtë javë, dhe kjo është diçka që kërkon vëmendje. Merkuri, duke qenë në një rrugëtim të kundërt në shenjën tuaj të zodiakut nga 18/6, nuk do t’ju ndihmojë të mbuloni disa gabime në mënyrat e komunikimit, kjo është arsyeja pse ju duhet të përqendroheni në atë që bëni, por kryesisht në ato që thoni. Në mënyrë që të merrni vendimin e duhur për disa çështje specifike në lidhje me punën, duhet të distancoheni prej tyre në mënyrë që të mos i shihni me emocione por me logjikë.

LUANI

Luan i dashur, kjo javë ka mundësi të zgjojë memorien dhe kujtime të së kaluarës që do të krijojnë një mbingarkesë emocionale që do të bëhet edhe më intensive më kalimin e ditëve. Mërkuri fillon rrugëtimin e tij të kundërt në shenjën e Gaforres dhe kjo tregon se do të ketë prapaskena dhe biseda pas shpinës për çështje që ju shqetësojnë. Eklipsi diellor që do të zhvillohet tek Gaforrja më 21/6, ju fton të kushtoni vëmendje për çështjet e kaluara që lidhen me marrëdhëniet dhe bashkëpunimet pasi mund të jetë çelësi i interpretimit të sjelljeve të disa njerëzve.
Dashuria Këtë javë do të keni tendencën të ktheheni në çështje të së kaluarës dhe kjo nuk do të jetë e mirë për marrëdhënien tuaj me partnerin tuaj. Mundohuni të shmangni një gjë të tillë edhe pse do të ketë raste për t’ju rikthyer. Rrugëtimi i kundërt i Mërkurit në shenjën e Gaforres nuk do të ndihmojë në komunikimin midis jush dhe kjo është një minus tjetër në qoftë se ju rihapni çështjet që tashmë janë mbyllur. Nëse jeni të lirë, përpiquni të përktheni saktë shenjat që ju jep një person që ju intereson, por mos lejoni që ata të bëhen ushqim për skenarët në mendjen tuaj.
Puna dhe Ekonomia Puna juaj do ju shqetësojë shumë këtë javë pasi mund të ketë sjellje që do t’ju irritojnë. Mundohuni t’i zgjidhni ato përmes diplomacisë dhe mos lejoni që zhgënjimi të shfaqet. Eklipsi diellor që do të zhvillohet në shenjën e Gaforres në 21/6 do t’ju tregojë disa marrëdhënie profesionale ose bashkëpunime që kanë çështje dhe ju ftoheni t’i zgjidhni ato.

VIRGJËRESHA

Këtë javë do të gjesh veten pa oreks për t’u marrë me detyrimet e përditshme dhe profesionale, përveç takimeve dhe diskutimeve me miqtë dhe të njohurit. Rrugëtimi i kundërt i Mërkurit në shenjën e Gaforres nga 18/6, nuk do të ndihmojë në komunikim aq sa mund të krijojë keqkuptime, të cilat madje mund të fillojnë me diçka që do të thuhet me humor. Në 21/6 eklipsi diellor në shenjën e Gaforres do të sjellë në sipërfaqe çështje që mund t’ju largojnë nga disa njerëz, por në të njëjtën kohë do t’ju sjellë më pranë të tjerëve, duke i hapur rrugën miqësive të reja.
Dashuria Këtë javë duhet të përqendroheni në ato që partneri juaj ju thotë pasi keni tendencën t’i kaloni “shpejt” ato që ai ju thotë dhe të mos u kushtoni vëmendje, gjë që mund të jetë një gabim i madh këto ditë. Rrugëtimi i kundërt i Mërkurit nuk do të ndihmojë në komunikimin midis jush dhe me siguri do të vini re se jeni duke përshkuar valë të ndryshme secili. Nëse jeni i lirë, ka mundësi që një person që ju pëlqen përmes njerëzve në mjedisin tuaj miqësor t’ju afrohet. Do të ishte mirë të kufizoni përfshirjen e njerëzve të tjerë në çështjet tuaja të dashurisë, pasi ata, edhe pse në mënyrë të pavullnetshme mund të krijojnë disa debate.
Puna dhe Ekonomia Puna juaj dhe gjithçka që lidhet me të do të jetë në qendër të interesit tuaj këtë javë pasi do të vini re se ka një vështirësi në gjërat që në rrethana të tjera do t’i rregullonit në kohë record. Komunikimi mund të paraqesë disa probleme dhe mund të bëhet shkak për vonesa dhe shtyrje në takime pune. Nëse punoni në një grup njerëzish, duhet të jeni edhe më të kujdesshëm me çështjet e komunikimit, pasi sa më shumë njerëz të jenë të përfshirë në një objekt, aq më të mëdha janë mundësitë për tu krijuar cështje këtë javë.

PESHORJA

Këtë javë do të gjeni veten vazhdimisht duke menduar për një çështje të lidhur me biznesin ose një çështje që lidhet me imazhin që po u jepni të tjerëve. Fiksimi juaj me këtë nuk do t’ju lejojë të merreni me ndonjë çështje tjetër përveç këtyre dy. Mërkuri fillon rrugëtimin e tij të kundërt në shenjën e Gaforres në 18/6 dhe ju thotë të jeni të durueshëm pasi ka shumë mundësi që ndryshimet të ndodhin në çështje specifike që lidhen me punën. Eklipsi diellor që do të realizohet në 21/6 në shenjën e Gaforres, krijon një mbingarkesë emocionale edhe për çështje pune, me rezultat që të mos jetë e lehtë t’i shihni ato me një sy të qartë.
Dashuria Këtë javë mund të gjeni veten duke kërkuar një mundësi për të rihapur disa nga çështjet e së kaluarës që janë mbyllur. Nëse tashmë jeni në një lidhje, shmangni skenarin e mësipërm me çdo kusht pasi mund të shkaktojë probleme përderisa ato nuk ekzistojnë. Rrugëtimi i kundërt i Mërkurit nuk do të ndihmojë në mbylljen e çështjeve që do të hapen, kështu që ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm me çështjet për të cilat po shqetësoni këto ditë. Nëse jeni i lirë, ka shumë mundësi që të shfaqet një person që ka treguar se është një “rast i vështirë” në të kaluarën, dhe ka shumë mundësi të ketë lidhje dhe me ambjentin tuaj të punës.
Puna dhe Ekonomia Puna do të jetë shqetësimi juaj kryesor këtë javë jo vetëm për detyrimet profesionale që duhet të përmbushni, por edhe për imazhin që i jepni mjedisit tuaj profesional. Angazhimi juaj në të mund të bëjë që të shihni pemën dhe të humbni pyllin, kështu që ju duhet të distancoheni për t’i parë gjërat më qartë. Kjo javë nuk është e përshtatshme për hapje të reja që lidhen me sektorin profesional dhe në rast se ka diçka të tillë, duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm. Rrugëtimi i kundërt i Mërkurit tregon se gjërat do të ndryshojnë sapo të ndryshojë dhe ai drejtim rrugëtimi!

AKREPI

Akrep, këtë javë ka shumë mundësi të vini re se do të ketë disa probleme kur komunikoni me të dashurit tuaj, veçanërisht me ata që janë larg dhe nuk keni asnjë kontakt live. Mërkuri fillon rrugëtimin e tij të kundërt në 18/6 në shenjën e Gaforres dhe “premton” ndryshime dhe shtyrje të disa planeve. Nëse po planifikoni një udhëtim, duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm me detajet praktike, në mënyrë që të jeni të sigurt se jeni gati. Eklipsi diellor që do të ndodhë në shenjën e Gaforres në 21/6 mund të sjellë në sipërfaqe ankesat që keni nga njerëz që janë në mjedisin tuaj më të gjerë, i cili do të jenë aq të fortë sa të përcaktojnë evolucionin e disa marrëdhënieve.
Dashuria Këtë javë duhet t’i kushtoni vëmendje komunikimit me partnerin tuaj dhe madje edhe më shumë vëmendje në rast se keni vendosur për një eskursion ose një udhëtim, pasi kjo mund të shkaktojë mosmarrëveshje midis jush. Nëse jeni të lirë, kontakti me një person për të cilin jeni të interesuar, nuk do të jetë një detyrë e lehtë këtë javë për shkak të vështirësive praktike, siç është anulimi i një takimi për shkak të angazhimeve. Sidoqoftë, duhet të keni parasysh që komunikimi do të luajë një rol të madh në zhvillimin që do të ekzistojë midis jush.
Puna dhe Ekonomia Puna juaj këtë javë nuk do të jetë më një pikë interesimi për ju pasi çështjet e tjera më personale janë në mendjen tuaj. Rrugëtimi i kundërt i Mërkurit nga 18/6 tregon disa vështirësi në komunikim, por edhe disa shtyrje dhe vonesa të planeve, në lidhje me sektorin profesional. Duhet të jeni të kujdesshëm pasi ka shumë mundësi që të bëni një gabim komunikimi që nuk do t’ju ndihmojë të zgjidhni çështjen tuaj të biznesit, pasi këtë javë gjithçka do të ketë lidhje me komunikimin.

SHIGJETARI

Këtë javë do të gjeni veten jo në humor për shumë gjëra, që natyrisht është vetëm i përkohshëm. Një rol të madh në këtë do të luajë rrugëtimi i kundërt i Mërkurit në shenjën e Gaforres në datë 18/6, i cili tregon se si të merreni me disa çështje, të cilat i keni mbajtur brenda jush dhe nuk ishte një detyrë e lehtë për ju. Eklipsi diellor që do të ndodhë në 21/6 dhe ai në shenjën e Gaforres, do të shkaktojë mbingarkesë emocionale, zemërim dhe ankesa që mund të keni nga disa njerëz dhe kjo mund t’ju ​​nxjerrë nga kontrolli. Mundohuni të distancoheni emocionalisht nga çështjet që ju interesojnë, pasi kjo është mënyra e vetme për të qenë në gjendje t’i shihni ato në mënyrë objektive dhe t’i zgjidhni.
Dashuria Kjo javë do të jetë e vështirë për partnerin tuaj të përshtatet me nevojat tuaja, ndaj dhe do të duhet ta ndihmoni dhe t’i shprehni ato pasi do të keni tendencë për të qënë mjaft të mbyllur dhe kjo nuk do të ndihmojë klimën midis jush. Nëse jeni i lire, eklipsi diellor në shenjën e Gaforres në 21/6, tregon se është e mundur t’i ktheheni një personi të së kaluarës, pasi kujtimet që keni për të janë shumë të forta dhe tani do të shfaqen. Mos lejoni që e kaluara të ndërhyjë në rrugën e tanishme nëse nuk ka ndonjë arsye serioze dhe nëse nuk keni garancitë emocionale që dëshironi.
Puna dhe Ekonomia Këtë javë, puna dhe gjithçka që lidhet me të do të jetë një burim stresi për ju, veçanërisht për anën e saj financiare. Një bisedë që keni me një koleg mund të hapë një rrugë të re në karrierë. Kjo javë nuk është e përshtatshme për çdo ndryshim që lidhet me punën, pasi nga njëra anë rrugëtimi i kundërt i Merkurit dhe nga ana tjetër eklipsi diellor në shenjën e Gaforres nuk premton stabilitet. Nëse ka një propozim shumë interesant në fushën profesionale, përpiquni të fitoni kohë dhe ta shihni pak më vonë.

BRICJAPI

Bricjap i dashur, këtë javë do të vini re se si njerëzit e rëndësishëm në jetën tuaj, fjalët dhe lëvizjet e tyre do të ndryshojnë në humorin tuaj, në mendimet tuaja dhe në reagimet tuaja. Mërkuri fillon rrugëtimin e tij të kundërt në shenjën e Gaforres në 18/6 dhe kjo tregon se sa e lehtë do të jetë të krijohen disa keqkuptime midis jush dhe të tjerëve. Mundohuni të mos i lejoni t’ju tërheqin në ritmin e tyre pasi është e sigurt se do t’ju nevrikosin. Eklipsi diellor që do të zhvillohet në Gaforre në 21/6 do të krijojë rrethanat që do t’ju shtyjnë të shihni disa marrëdhënie, të cilat janë “problematike” qoftë në një nivel personal ose profesional. Nuk do të jetë e lehtë të merrni vendime rreth tyre, por do të jetë e nevojshme të shihni se me kë mund të vazhdoni të ecni.
Dashuria Këtë javë duhet të keni kujdes pasi komunikimi me partnerin tuaj do të rezultojë të jetë një çështje e vështirë dhe rrugëtimi i kundërt i Mërkurit do të ndihmojë në këtë. Nëse keni ndonjë ankesë prej tij, përpiquni t’ia thoni ato ballë për ballë dhe mos i lejoni të zmadhohen, pasi ato me siguri do të dalin në sipërfaqe në një mënyrë të fortë. Nëse jeni i lirë, duhet të pastroni disa çështje emocionale që keni lënë pas, në mënyrë që të lini hapësirë ​​për diçka të re që do të vijë.
Puna dhe Ekonomia Puna juaj do të jetë një burim stresi për ju këtë javë, jo aq për ngarkesën e punës që duhet të realizoni, por për skenarët që keni në mendje për to. Mundohuni të përqendroheni në të dhëna që janë reale dhe jo në ato që mendoni se mund të bëhen. Nëse doni të shihni një çështje sa më qartë të jetë e mundur, do të duhet të largoheni prej saj pasi ajo është mënyra e vetme për të realizuar dimensionin e saj të vërtetë.

UJORI

Ujor i dashur, këtë javë do të gjesh veten duke menduar për disa çështje që lidhen me jetën e përditshme, detyrimet që rrjedhin prej saj, si dhe disa punë që lindën në minutën e fundit. Rrugëtimi i kundërt i Mërkurit në shenjën e Gaforres nga 18/6, ju thotë se puna e përditshme nuk do të jetë detyrë e lehtë tani e tutje, kështu që duhet të keni kujdes me detajet që bëjnë pjesë në to. Ka mundësi të keni disa vonesa ose disa shtyrje në to ndaj dhe ftoheni të bëni një program fleksibël në mënyrë që të jeni në gjendje t’i përballoni. Eklipsi diellor që do të ndodhë në shenjën e Gaforres në 21/6 ka shumë mundësi të sjellë një ndryshim në jetën tuaj të përditshme ose në mjedisin tuaj të punës.
Dashuria Këtë javë, puna do ju tërheqë në ritmin e saj dhe nuk do t’ju lejojë të përqendroheni në cështjet tuaja të dashurisë. Nëse tashmë jeni në një lidhje, dhe po jetoni me partnerin tuaj, përpiquni të mos lejoni që detyrat e përditshme të ndikojnë në marrëdhëniet midis jush dhe të jeni një burim tensioni dhe mosmarrëveshjeje. Nëse jeni i lirë, ka mundësi të takoheni përsëri në një vend që frekuentoni, një person që ju intereson dhe këtë herë të rrethanat midis jush duket se janë krejtësisht të ndryshme.
 Puna dhe Ekonomia Këtë javë, mund të jeni veçanërisht të shqetësuar për një çështje në lidhje me punën, dhe nuk përjashtohet të ketë disa ndryshime. Rrugëtimi i kundërt i Mërkurit në shenjën e Gaforres nga 18/6 mund të sjellë vonesa dhe shtyrje të çështjeve të punës dhe ju duhet të jeni të durueshëm me ta ose të mos lejoni që të krijojnë acarime të dukshme. Këto ditë përpiquni të zgjidhni një çështje që ka lindur me një person në mjedisin tuaj të punës, pasi ka shumë mundësi që kjo përpjekje të rezultojë e suksesshme.

PESHQIT

Peshqit e dashur, këtë javë do të përqendrohen më shumë në çështje që lidhen me jetën tuaj personale dhe romanca pasi yjet e shumta në shenjën e Gaforres do t’ju vendosin në këtë proces. Merkuri fillon rrugëtimin e tij të kundërt në 18/6 në Gaforre, duke treguar se në periudhën tjetër ka shumë mundësi që një person nga e kaluara të shfaqet, i cili do të flirtojë përsëri me ju. Eklipsi diellor që do të zhvillohet në 21/6 dhe ai në shenjën e Gaforres, ju thotë të keni kujdes me vendimet që merrni dhe që lidhen me çështjet tuaja romantike pasi ndodheni në një rrugë kyce.
Dashuria Komunikimi me partnerin mund të mos jetë në periudhën e tij më të mirë këtë javë dhe do të duhet të përpiqeni të mos lejoni që keqkuptimet e vogla të bëhen të mëdha dhe të pakapërcyeshme. Eklipsi diellor që do të zhvillohet në Gaforre në 21/6 mund të sjellë para jush një dashuri të re, e cila do të ndryshojë mënyrën si mendoni! Për ta bërë këtë, ju duhet të sqaroni disa çështje emocionale – pasi duket se këtë javë do të ekzistojnë të tilla- pasi ka dhe mundësi që njerëz nga e kaluara të kthehen.
Puna dhe Ekonomia Puna nuk do të jetë në qendër të interesit tuaj këtë javë pasi vëmëndja juaj është e përqendruar në jetën tuaj personale. Sidoqoftë, duhet të keni kujdes pasi rrugëtimi i kundërt i Mërkurit krijon konfuzione komunikimi, keqkuptime dhe hamendësime që mund të prekin ju dhe njerëzit që takoni profesionalisht, por edhe performancën tuaj në punë. Ka mundësi që të shfaqen disa vështirësi në komunikim, por nuk duket të jenë dicka e rëndësishme, për sa kohë që i menaxhoni me diplomaci.

Për më shumë detaje mund të kontaktoni drejtpërdrejt me astrologun Jorgo Pulla: Tel. 0699464446 ose pranë websajtit www.astrologu.al

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: