Dalin pamjet e rënda nga aksidenti i ndodhur pasditen e djeshme në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku një 67-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga makina.

Siç duket nga pamjet, kanë qenë dy këmbësorë të cilët kanë tentuar që të kalojnë rrugën. Njëri prej tyre ka kaluar, ndërsa për fat të keq tjetri është përplasur dhe hedhur për disa metra në ajër nga një automjet.

Si pasojë ka humbur jetën në vend.

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 02.04.2023 rreth orës 19:20, në Unazë të Re, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një shtetas, ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave te aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: