TIRANE- B. Dafku është 45 vjeç me origjinë nga Veriu i Shqipërisë, por banues prej vitesh në Tiranë ka zgjedhur sot emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 për të rrëfyer historinë e jetës së tij, martesës që nisi me mashtrim siç pretendon ai, e po shkon drejt divorcit.

Ai u martua para 13 vitesh (në 2005) me Feride Shehaj dhe kjo po me origjinë nga veriu.

Ata sollën në jetë tre fëmijë. Dy djem të moshës 13 vjeç dhe 11 vjeç si dhe vajzën që është aktualisht 8 vjeç. Në tre vitet e para të martesës gjithçka shkonte shumë mirë, derisa një ditë B. mësoi se gruaja e tij vuante nga shëndeti mendor. Ajo ishte e diagnostifikur që në adoleshencë me skizofreni kronike, por familja e saj nuk i kishte treguar të shoqit.

Ky i fundit vendosi ta pranojë fatin që i ra dhe vazhdoi jetesën me gruan. Sipas tij, vjehrri Emin Shehu ndërhynte shumë në familjen e tyre. “Kur e kapnin krizat shkonte tek babai dhe i thoshte se kam ushtruar unë dhunë. Vjehrri më ka denoncuar dy herë në polici për dhunë në familje”,- thotë zoti B., raporton “BalkanWeb”.

Hera e parë ishte në 2015, ku ai kreu dhe 8 muaj burg. Sapo doli nga burgu, qëndroi 1 muaj e gjysmë dhe sërish vjehrri e denoncoi e pas atij momenti u dënua me 7 muaj të tjerë burg. Ai tregon se është i pafajshëm dhe se s’ka kryer dhunë në familje, pasi ka dëshmitar fëmijët.

Skandali i gjithë kësaj historie qëndron tek fakti se B. me të dalë nga burgu ka zbuluar disa mesazhe në telefonin e gruas, ku vjehrri e mësonte të bijën se si ta helmonte.

Futja B. fostoksinën, kujdes pjatat se mos ia hedh kalamajve lexoje dhe fshiji kartat”,- shkruante vjehrri tregon ai live në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”.

Vjehrri ka kërcënuar djalin 13-vjeçar që ai të pranojë që mesazhet ia ka dërguar ai nënës dhe jo gjyshi”,- shprehet B.

Prej tetë muajsh bashkëshortja e tij është larguar në shtëpinë e prindërve, ndërsa ka nisur edhe procesi i divorcit. Përkohësisht, gjykata dy djemtë i ka lënë tek i ati, ndërsa vajzën tek nëna.
45 vjeçari kërkon që pas divorcit, tre fëmijët të jetojnë me të, pasi nëna nuk është e aftë mendërisht.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb