Spanja synon që të fitojë Euro 2024, por fillimisht duhet të kalojë pengesën e grupeve, ku përballë do të ketë Italinë, Kroacinë dhe Shqipërinë. Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se grupi është mjaft i vështirë. Morata,  gjithashtu vlerësoi kuqezinjtë, për kualifikueset e bëra.

“Shpresoj që Italia dhe Spanja të kalojnë, dhe do t’ju them edhe një gjë. Kushdo që kalon nëpër grupin tonë mund të shkojë shumë larg. Por do të jetë e vështirë. Kroacia ka një gjen të madh konkurrues. Në dy kampionatet e fundit botërore fituan medaljen e argjendtë dhe të bronzit. Vitin e kaluar i mundëm me penallti në finalen e Ligës së Kombeve. Shqipëria ishte spektakolare në kualifikueset e Euros. Problemi është se ne nuk kemi e drejta për të bërë një gabim. Nëse bie diçka, je menjëherë nën presion”, shtoi ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: