Kukësi zgjodhi Orges Shehin për të ndryshuar fatet e sezonit, në fakt ekipi ishte brenda çdo objektivi por pikët e lëna në 3 ndeshjet e fundit rezultuan fatale për Shpëtim Duron. Shehi mori përsipër një bast të madh, u shfaq i bindur në konferencë për shtyp se Kukësi i ka të gjitha mundësitë për të synuar titullin kampion, titulli është një kusht i pa negociuar i Safet Gjicit, kusht të cilin Gega nuk e pranoi.

Gesi
Gesi

Çdo pikë e lënë në këtë moment të sezonit largon verilindorët nga ky objektiv, në një kohë kur rivali i tyre i drejtë për drejtë, Tirana, ka një kalendar më favorizues dhe po kalon një formë fantastike. Menjëherë pas prezantimit, Shehi zhvilloi seancën e parë stërvitore, ku së bashku me ndihmësin e tij, Rrahman Hallaçi, krijuan një atmosferë pozitive.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Shehi është në garë me kohën, duhet të punoj shumë në aspektin psikologjik këto ditë me grupin dhe duhet të bëj llogaritë me disa mungesa të rëndësishme. Të mërkurën përballë Vllaznisë, ndeshje e cila do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, Shehi nuk do të ketë në dispozicion dy titullarë shumë të rëndësishëm si Rroca dhe Et’hemi, të dy kanë plotësuar numrin e kartonëve ndërsa mbetet për tu vlerësuar edhe gjendja e kapitenit Besar Musolli, i dëmtuar në fytyrë gjatë sfidës kundër Teutës. Menjëherë pas Vllaznisë, Kukësi udhëton në fundjavë drejtë Korçës, qytet dhe ekip ku Shehi shkroi historinë e futbollit shqiptar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb